Leximi

Mrekulli nga Zoti! Kishte dështuar 19 herë, gruaja sjell në jetë foshnjën me një peshë rekord prej 6.4 kg





Cary dhe Tim Patonai kishin ëndërruar që në fillimet e njohjes së tyre të kishin një familje të madhe, por kurrsesi nuk kishin menduar që rruga për të realizuar dëshirën e tyre do të ishte aq e mundimshme dhe do të linte nga pas dhimbjen e 19 abo rteve në harkun e 10 viteve. Historia e çiftit nga Arizona, SHBA, ka ‘pushtuar’ së fundmi rrjetin. Por ajo që ka ngjallur kuriozitetin e të gjithëve është pesha e foshnjës, plot 6.4 kilogramë, dyfishi i peshës mesatare standarde e një të porsalinduri.

“Ishte vërtet i madh dhe mbi të gjitha kisha pothuajse dyfishin e lëngut amniotik. Megjithatë, do ta bëja përsëri nga e para nëse do të duhej, për të marrë këtë bekim.” pranoi Cary. Gjinekologia që ndoqi lindjen pranoi se në karrierën e saj 27-vjeçare nuk kishte parë kurrë një fëmijë kaq të madh.

Vëllezërit e Finnley-t, Devlen 10-vjeçar dhe Everett 2-vjeçar, peshonin përkatësisht 3.7 dhe 5 kg në lindje. “Kur Everett erdhi në jetë, doktori tha se ai ishte ndër pesë fëmijët më të mëdhenj që kishte lindur ndonjëherë, dhe unë me shaka i thashë, “Prisni, se do t’ju surprizoj”.

Duke u ndalur te abortet, Cary tha se kishte pësuar 17 të tilla nga shtatzënia e e parë në të dytën, pra brenda 8 vitetve, dhe dy aborte spontane para se të lindte djalin e tretë.





MË TË LEXUARAT

To Top