Krahas debateve, Arditi është një nga konkurrentët që është komentuar shumë, edhe për raportin me Beniadën. Që në ditët e para ai u shpreh se ajo është vajza që i pëlqen më shumë brenda shtëpisë dhe e la të hapur mundësinë e një romance. Sakaq, gjatë një loje të organizuar pak ditë më parë ku ata ishin nusja dhe dhëndri në një dasmë të improvizuar brenda shtëpisë, u puthën në buzë.
Por duket se marrëdhënia mes tyre është krisur. Së fundmi këngëtari ka refuzuar t’i flasë modeles pa treguar arsyen. Nga ana tjetër, ajo ka këmbënguluar vazhdimisht të mësojë se çfarë ka ndodhur, duke iu afruar çdo moment. “Çfarë gabimi kam bërë? Që unë ta kuptoj dhe ta përmiurësoj. Duhet ta di”, dëgjohet të thotë Beniada në videon e publikuar në videon në faqen zyrtare të “Big Brother VIP” në Instagram. Edhe pse Fifi ka “ndërmjetësuar” dhe është përpjekur të flasë me Arditin, ai nuk ka folur as me të.
Nuk e dimë arsyen, por duket se edhe Beniada po fillon të ketë pëlqim për Arditin, ndërkohë që ky i fundit e ka shprehur hapur simpatinë për të. Kujtojmë se, hyrja e 3 banoreve të reja ka nxjerrë në pah edhe xhelozinë e modeles, që nisi të shqetësohej nga afrimiteti i tij me Beatrix Ramosaj.