Një vajzë 6-vjeçare nga Shqipëria është rrëzuar ditën e sotme nga kati i katërt i një pallati në Selanik, por mrekullisht ka shpëtuar.
Ngjarja tron ditëse ka nodhur ditën e sotme rreth orës 13:00 të ditës së sotme kur sipas dëshmitarëve fëmija është zgjatur në ballkon për të marrë çadrën por ka rënë.
Një shitëse që ndodhej aty pranë tha se dëgjoi një zhurmë, dhe kur u kthye pa fëmijën që kishte rënë mbi një burrë të moshuar.
“U afrova dhe e pashë. Nuk merrte frymë. Sytë i kishte të kthyera lart ndërsa kishte edhe gj akderdhje. Për fat të mirë, një mjek kaloi aty pranë dhe i bëri masazh kardiak. Po të mos kishte rënë mbi një gjysh, fëmija do kishte çarë kokën”, tha dëshmitarja për “Thesstoday”.
Sipas fqinjëve, nëna e 6-vjeçares kishte shkuar në kopësht për të marrë fëmijën tjetër. Vajza e plagosur është nën kujdesin e mjekëve në spitalin “Papageorgiou”.