Rozë

Fifi kapet sërish keq me Semin për Granitin: Disa gjeste i ke bërë me qëllim ti, unë si bëj me miqtë ato





Semi dhe Fifi kanë diskutuar me njëra-tjetrën rreth marrëdhënies me Granitin. Fifi e ka bërë të qartë se ka shenja xhelozie për Granitin duke theksuar se në shoqëri ka më tepër xhelozi se në lidhje. Ndërsa Semi rrëfeu se ka pasur kontakt me Granitin vetëm kur kanë hyrë në dhomën e dënimeve, gjë që Fifi theksoi se nuk i pëlqeu aspak.

Pjesë nga diskutimi:

Semi: Gjatë periudhës që Graniti dhe Fifi kanë diskutuar gjërat e veta, 3 javë nuk kam folur me Granitin për të mos e bërë Fifin të ndihet keq. Hera e parë që kam ndenjur vetëm me të kur isha tek dhoma e dënimit. Nuk mbaja mend asgjë kështu që kur u sqaruan, bëmë disa muhabete dhe fillova të kisha marrëdhënie normale si me Kledin, Donaldin, Sabin.

Fifi: Pikërisht këtë që nuk ke folur kur kam qenë unë e kur nuk kam qenë unë më ka bërë të dyshoj se është tendencioze. Kjo më bën të dyshoj se ka diçka. Nuk e kam diçka atë njeri.

Semi: Tani që e ke shok bëhesh xheloze.

Fifi: Po jam dhe e them.

Graniti: Unë e kam prekur që me Fifin jemi sqaruar. Është person që e kam përzemër, por kam shoqëri dhe me Semin. Këtu gjërat po keqkuptohen ndonjëherë. Ka prekje e përqafim dhe vjen deri tek situata e keqe. Nuk dua të bëj askënd të ndihet keq.





MË TË LEXUARAT

To Top