Më herët Graniti rrëfeu momentet më të rëndësishme të jetës së tij, të mira apo të hidhura qofshin ato.
Ai tregoi se është rritur me vështirësi të mëdha ekonomike. D ivorci i prindërve la pas një dhimbje të madhe tek ai, plagë e cila nuk u shërua lehtë me vite të tëra.
Graniti tregoi se në adoleshencë i është dashur të përballojë gjithë përgjegjësitë familjare, si mashkulli i vetëm i shtëpisë. I përlotur Graniti shprehu se familja është strehëza e tij e dashurisë dhe se nëna është pika e tij e dobët.
Pak minuta pas këtij rrëfimi, Graniti u përball me një surprizë shumë emocionale për të. Ai pati mundësinë të takonte nënën e tij e cila iu drejtua me këto fjalë:
Dil nga guaska, ky nuk është Graniti që njohim. Lundro lirshëm, bisedo, bëj qejf, argëtohu.