Përveç lojrave, surprizave dhe diskutimeve formati i “Big Brother” kërkon që banorët të nominojnë njëri-tjetrin. Të pamundur për tu nominuar në këtë mbrëmje ishte Igli (konkurenti më i ri) dhe Fifi (e preferuara e publikut).
Graniti dhe Arditi ishin ata që grumbulluan shumicën e votave të banorëve.
Fifit si më e preferuara e publikut, iu dha mundësia të bënte një konvertim të njërit prej të nominuarëve. Ajo vendosi, pa u menduar dy herë, që të zëvendësonte Granitin me Donaldin.