Alex, Axel, Xela, Lexa, Xael, Xeal, Exla, Leax, Xale, Elax dhe Alxe, janë emrat e 11 fëmijëve të çiftit Gwenny Blanckaert 32-vjeçare dhe Marino Vaneeno 39-vjeçar.
Çifti belg janë në pritje të fëmijës së tyre të 12-të, por ende s’kanë vendosur për emrin. Shkronjat e vetme që janë përdorur në emrat e fëmijëve të tyre janë: A, E, L dhe X.
Historia e familjes së madhe nga Flanders tashmë është bërë virale dhe ka ngjallur kureshtjen e rrjetit, se si do të emërohet fëmija i 12-të. Sipas radhës, Alex është 13 vjeç, Axel 12, Xela 11, Lexa 10, Xael 9, Xeal 8, Exla 5, Leax 4, Xale 2, Elax 1 dhe së fundi, i vogli Axle është vetëm 6 muajsh.
Për nënën dhe babain, emri i fëmijëve nuk ka qenë kur rë një problem “kreativ”.