Një nga ngjarjet e ditëve të fundit në “Big Brother VIP” ka qenë dhe xhelozia e Fifit karshi Granitit teksa ky i fundit ka rritur afrimitetin e tij me Semin.
Kjo gjë ka bezdisur tepër Fifin dhe disa prej banorëve të cilët pretendojnë se veprimet e Granitit kundrejt Semit janë të tepruara.
“Nuk është normale, ke bërë veprime që i kalojnë kufijtë e miqësisë”, është shprehur Arjola.
Në spektaklin e djeshëm, treshja sqaroi se mes tyre nuk ka asgjë veçse miqësi dhe Graniti u shpreh se i do të dyja vajzat si shoqe.