Një debat ka lindur mes Markos dhe Brunos, pas takimit mes këtij të fundit dhe Mikelës. Marko pyet drejtpërdrejtë Mikelën nëse është kaq naive sa beson në fjalët dhe sjelljen që Bruno ka bërë kundrejt saj dhe fill pas kësaj nisi debati.
Pjesë nga debati:
Marko: Kaq naive je sa e beson Brunon?
Bruno: Ku e di ti që futesh si pykë pa lidhje?
Mikela: E besoj disi po s’do të thotë që jam naive. Këtu jemi për tu njohur në vazhdim do e shohim sa do gënjejë, fakti që mërzitem nuk do të thotë që do mërzitem apo që s’do dal me të.
Marko: Bruno nxjerr anën tënde më të keqe, pëlqimi jot është real por nga ana e tij jo!
Bruno: Dy javë që mezi u afrua, pse nuk vajti pas asaj kur ajo doli nga studio.
Mikela: Kam një pëlqim shumë të madh edhe për atë dhe dua të dëgjoj edhe mendimin e tij.