Meliku ka nxjerrë zbuluar Brunon duke thënë se ai ka pëlqim të vërtetë për Alvisën. Sipas tij, kanë bërë një bisedë në prapaskenë ku e ka pranuar një gjë të tillë. Ndërsa Bruno e mohoi duke e cilësuar si intrigant.
Meliku: Bruno po shkon nga fryn era. Filloi pëlqimin me Mikelën, e ndryshoi, filloi me Alvisën. Tani e ndryshon mendimin si do vetë dhe nuk pranon. Në backstage bën tjetër veprim, këtu bën tjetër veprim.
Bruno: Çfarë kam thënë jashtë që nuk e them këtu?
Meliku: Ti ke pëlqim të vërtetë për Alvisën.
Bruno: E kam pasur.
Meliku: Jo e kam pasur. E ke akoma. Më ke thënë pardje.
Bruno: Më intrigant se ky nuk kam parë.