Angela Merkel është ndalur në Francë gjatë turneut të lamtumirës si kancelare. Ajo është pritur me një përqafim të ngrohtë nga presidenti Emmanuel Macron, i cili i tha:
Faleminderit që më mësove kaq shumë”, teksa e ka dekoruar me Kryqin e Madh të Legjionit të Nderit, çmimi më i rëndësishëm francez për personalitetet botërore.
Ndërsa në videon e postuar në Twitter, Merkel i jep Macron-it dokumentin që dëshmon vizitën e saj të parë në Francë kur ishte zëvendës-zëdhënëse e një delegacioni të RDGJ-së në vitin 1990, përpara ribashkimit të dy Gjermanive.