Pa dyshim ky do të jetë së pari një lajm shumë i mirë për vajzat që kanë pranuar të bëhen pjesë e lojës në Big Brother, të cilat edhe e kanë shprehur se duan djem beqarë që të futen brenda shtëpisë.
Prezantuesja e këtij shou, Arbana Osmani ka zbuluar se dy djem do të futen sonte në shtëpi, duke e lënë surprizë se cilët do të jenë ata.
Eskluzivisht për GazetaBlic, menaxheri i dy DJ të njohur në Kosovë dhe jo vetëm, ka konfirmuar hyrjen e Arbër Guminshtës (DJ-Dagz) dhe Pajtim Krasniqit (DJ PM) në shtëpinë më të famshme të yjeve.
Burime të Gazetës Blic kanë mësuar një fakt shumë intersant në lidhje me lojën e tyre brenda shtëpisë.
Loja mes tyre do të luhet 2 në 1, ku në rast se nominohet njëri prej tyre në nominime do të shkojnë të dytë.
Duke argëtuar me muzikë të gjithë banorët tjerë do të jetë edhe hyrja e DJ DAGZ dhe DJ PM sonte brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”, atje ku do të jenë në garë për çmimin 100 mijë euro.