Në “Ftesë në 5” ishte një e ftuar speciale për Bieta Sulon. Joelle Dudushin, vajza e Alban Dudushit, e cila ndau me publikun emocionet e pjesëmarrjes së saj në filmin “Katrori i pushtetit”.
Joelle, në studion e Bieta Sulos, rrëfeu se si ishte për të roli i një adoleshenteje. Ajo tha se ka qenë më parë pjesëmarrëse në një film me metrazh të shkurtër, por të qenit pjesë e këtij realizimi ka qenë mjaft emocionuese për të.
“Vajza e dy prindërve që kanë studiuar për aktrim, Nigda Dako dhe Alban Dudushi”,- e prezantoi Bieta vajzën e bashkëshortit të saj duke theksuar faktin se nuk kishte si të ndodhte ndryshe me talentin që Joelle ka treguar në sheshxhirim.