Leximi

Në këtë qytet është e ndaluar të konsumohet mishi, e ndaluar me ligj





I njohur prej kohësh si një nga qytetet më të shenjta në botë, kryeqyteti shpirtëror i Indisë po josh gjithnjë e më shumë dashamirësit e kuzhinës teksa po shndërrohet në një parajsë vegjetariane. Varanasi qyteti i banuar që nga viti 1800 para Krishtit, është i njohur si vendi që mirëpret 1.2 miliardë hindu në botë.

Megjithatë, përveç tempujve dhe vendeve të shenjta për të cilat vizitohet, Varanasi po bëhet i famshëm edhe për ushqimin unik vegjetarian.

Sipas besimit hindu vendas, Zoti Shiva ishte vegjetarian, ndaj si rrjedhojë dhe shumica e banorëve të Varanasit ndjekin një dietë të rreptë “sattvic” (vegjetariane të pastër). “Familja ime dhe unë kemi qenë vegjetarianë të pastër për breza me radhë. Ne refuzojmë të pimë edhe ujë në një shtëpi ku konsumohen produkte shtazore”, thotë për BBC një qytetar vendas.

Në një vend me popullsi 80% hindu dhe 20% vegjetariane, sigurisht që recetat pa mish janë ato që mbizotërojnë kudo. Por ajo që e bën kuzhinën vegjetariane të Varanasit kaq të veçantë është menuja sattvic që bazohet në rregullat e rrepta të vegjetarianizmit të përshkruara nga Dharma Sanatana, një formë absolute e hinduizmit. Kështu përveç mishit, ndalohen edhe disa produkte të tjera si p.sh. qepa dhe hudhra, të cilat besohet se rrisin zemërimin, agresionin dhe ankthin.

Lexo edhe: A e njihni politikanin kosovar në foto?
“Të ngrënit sattvic është thelbësore për ata që dëshirojnë të arrijnë jetën e amshueshme. Mishi, qepa dhe hudhra nxisin tendencat tamasike (e kundërta e sattvicit), duke e bërë të vështirë për njerëzit që të përqendrohen dhe të kenë gjykim të mirë”, thotë një besimtar hindu.

Tradicionalisht, shumë restorante në Varanas kanë shërbyer mish për t’u kujdesur për turistët perëndimorë dhe pelegrinët hindu jovegjetarianë, ndaj menutë sattvic kryesisht konsumoheshin në shtëpi. Por në vitin 2019, qeveria ndaloi shitjen dhe konsumimin e mishit brenda një rrezeje prej 250 metrash nga të gjithë tempujt dhe vendet e trashëgimisë kulturore.





MË TË LEXUARAT

To Top