Reshjet e dendura të shiut këtë të premte kanë shkaktuar pë rmbytje të shumta në disa pjesë të Bosnje-Hercegovinës.
Mësohet se janë evakuuar një pjesë e madhe e banorëve të zonës, ndërsa disa shkolla janë mbyllur.
Reshjet përmbytën një numër të madh rrugësh lokale dhe fshatrash rreth Sarajevës. Po ashtu, shumë shtëpi dhe rrugë janë përmbytur edhe në jugperëndim të vendit, duke detyruar disa shkolla të ndërpresin mësimin.
Dhjetëra qytetarë deri më tani po evakuohen nga banesat e tyre në periferi të Sarajevës, Otes dhe në qytetin Konjic, rreth 50 klm më në jugperëndim të vendit.
Mediat shkruajnë se ndryshimet klimatike kanë shkaktuar një eksod të dytë në Bosnje-Hercegovinë.
Reshjet e dendura të shiut filluan të enjten në darkë dhe parashikimet e motit thonë se ato do të vazhdojnë të bien po me intensitet të lartë deri të dielën.