Banorët e “Big Brother VIP” vazhdojnë të kërkojnë për dy “ninxhat” e natës, të cilët kanë kthyer përmbys gjithçka në shtëpi.
Siç nuk e prisnim, Semi dyshon te Donaldi, ndonëse ky i fundit është i bindur që personat përgjegjës janë Sabiani dhe Einxhel.
Për t’u siguruar që Donaldi nuk do të zgjohet natën për të krijuar ndonjë skenë në shtëpi, Semi i ka thënë se do të flenë bashkë. “Ti do flesh gjumë me mua. Kur të fle unë, do flesh dhe ti”, është shprehur këngëtarja.