Sjella e Granitit ka ndryshuar që pas takimit të tij me të ëmën. Ai ka vendosur të shkëpusë pak marrëdhënien me Fifin dhe të afrohet pak më tepër me pjesën tjetër të konkurentëve.
Pasi mori kohën e tij të analizonte rolin që ai ka në shtëpi, Graniti nuk nguron të fajësojë Fifin.
“Beatrix më tha dje që nuk të kam folur për shkak të Fifit. Është shumë gjë e keqe dhe tani e kuptoj sa më ka penalizuar Fifi”, tha ai.