Igli, banori VIP që hyri para disa ditësh në shtëpinë e Big Brother ka folur për përplasjet që ka pasur gjatë këtyre ditëve. Ai tregoi se nuk po e gjen ende veten pranë të tjerëve dhe tregon se arsyeja përse u fut në shtëpi ishte për të sfiduar veten.
Igli: Arsyeja përse u futa në shtëpi është për të sfiduar veten me frikën që kisha për tu futur në këtë shtëpi. Atë kuriozitet e shuajta, unë nuk kam vend këtu, nuk e gjej ende veten këtu dhe po mundohem të gjej një urë komunikimi me secilin. Sot me Ilirin kemi bërë biseda shumë të bukura. Edhe me Fifin po ashtu.
“Jepi Çezarit atë që i takon”, është shprehja që përdor Igli duke thënë se jo të gjithë e meritojnë kohën njësoj.
I pyetur rreth faktit që tha se ka njerëz që e presin jashtë, aktori tha se nuk e pranon që të shqetësohen njerëzit e zemrës së tij për keqkuptime të vogla që mund të bëhen brenda shtëpisë.
Igli: Njerëzit që kam në zemër më ndjekin dhe frikësohen shumë që të ndihen mirë dhe të jenë krenarë për mua. Nuk dua që keqkuptime të vogla të shqetësojnë njerëzit e zemrës time për këtë lojë. Është një lojë. Këtu nuk vd es njeri, kjo është e vërteta. Këtu del i gjallë.