Moti do të na rezervojë dhe këtë fundjavë temperatura të larta deri në 27 gradë celsius dhe zona më e favorizuar do të jetë jugu i vendit.
Sipas meterologut të ‘Meteoalb’ Hakil Osmani qytetet me temperaturat më të larta do të jenë Vlora dhe Saranda këtë fundjavë dhe deri në mbyllje të javë tjetër.
Osmani parashikon se kthjellimet do të mbeten mbizotëruese dhe në ndryshim nga tetori 15 ditëshi I parë I këtij muaji do të karakterizohet nga temperatura mbi vlerat normale.
Sa i përket pjesës së dytë të muajit do të nisin reshjet dhe temperaturat do të shkojnë deri në 22, 21 gradë celsius.
“Do të kemi herë pas heree vranësira javën që vjen. Temperaturat e ajrit do të jenë 27 gradë C maksimumet dhe janë 7 gradë më të larta se vlerat normale.
Zonat me temperaturat më të larta do të jenë në jugperëndim, Vlora dhe Saranda.
Kthjellimet mbeten mbizotëruese, në veri dhe në pjesën qendrore me pak reshje ndërsa jugu mbetet i favorizuar. Në pjesën e dyte të javës do të kemi mbizotërim të kthjellimeve. Sot dhe të dielën do të jetë 27 gradë.
Në ndryshim nga tetori ky muaj është me temperatura shumë të larta, si pasojë e futjes së masave ajrore nga veriu afrikan. 15 ditëshi i parë I nëntorit kryesisht me kthjellime me 24 gradë. Në 15 ditëshin e fundit do të ndjejmë vjeshtën me 22 gradë dhe reshje.
15 ditëshi i dytë do të ketë reshje në të gjithë territorin shqiptar.Javës tjetër kemi një rënie të vlerave termike.
Kosova dhe Maqedonia gjatë kësaj fundjave do të kene reshje shumë të pakta dhe të izoluara dhe me mbizotërim të kthjellimeve, temperatura të larta të ajrit 21, 22 gradë celsius.
Nëntori si muaj pranvere por duhet thënë 27 apo 28 nuk janë vlera normale“-u shpreh Osmani.