Aktori i njohur i humorit Florjan Binaj është një ndër personazhet që e ka ngritur zërin për shumë çështje të ndryshme sociale, mes të cilave edhe për mbrojtjen e lumit Vjosa. Ai është pjesë e nismës për kthimin e Vjosës Park Kombëtar.
Jehona e sloganit “Vjosa Park Kombëtar Tani” ka shkuar deri në Australinë. Aktori ka postuar në Facebook foto nga Sidnej dhe shprehet se njerëzit anë e mbanë globit janë në mbështetje të parkut të parë kombëtar të një lumi të egër në Evropë.
“VjosaParkKombetarTani edhe në Sidnej, Australi. Njerëzit anë e mbanë globit janë në mbështetje të vazhdueshme të parkut të parë kombëtar të një lumi të egër në Evropë. Gjithë bota është duke na parë dhe ne nuk do të ndalojmë deri sa Vjosa dhe degët e saj të kenë kategorinë më të lartë të mbrojtjes.
Mund të ndihmosh edhe ti duke firmosur dhe shpërndarë peticionin në linkun në Bio” shkruan ai. Aktori shpesh herë ka shprehur revoltën ndaj atyre që janë indiferentë kur bëhet fjalë për mjedisin, por simpatizantë të flaktë për çështje partish.