Banori i Big Brother VIP, Donald Veshaj mbrëmë ia ka dërguar një dhuratë moderatores Bora Zemani, për përvjetorin e tretë të lidhjes së tyre.
E dhurata ka mbërritur tek sot në duart e Borës, e cila e ka ndarë këtë moment edhe në llogarinë e saj në Instagram.
Në instastoryt e publikuara, shihet gëzimi i saj kur i pranon qaforen dhe pakon me çokollata. Ndryshe, mbrëmë në emisionin Big Brother VIP, është rikthyer sërish vëmendja te historia e dashurisë së Bora Zemanit dhe Donald Veshajt.
Ishte Donaldi, ai që tregoi se dje kishin përvjetorin e njohjes. “Sot para tri vitesh, me datë 5, unë jam lidhur me Borën”, tha Donaldi.