Rozë

Bora Zemani ka marrë famë të madhe, por çudit: Nuk më pëlqen kur kërkojnë foto me mua





Të shtunën në emisonin “Më Thuaj Një Dëshirë”, me Fjoralba Ponarin është bashkuar edhe moderatorja Bora Zemani për të realizuar dëshirën e një fansit të saj të spektrit au tik, i cili e adhuron dhe dëshiron që një ditë të bëhet gazetar.

Gjatë rrugës për në Fushë Krujë, Bora dhe Fjoralba kanë bërë një bisedë të gjatë. Sigurisht që kanë folur edhe për faktin që Bora tashmë është në qendër të vëmendjes.

“Unë nuk jam tip që e dua vëmendjen. Nuk më pëlqen sepse vihem shumë në siklet. Sidomos kur të ndalojnë gjatë gjithë kohës, ti mund të jesh edhe duke ngrënë, ata të kërkojnë foto. Apo kur të thërrasin nga mbrapa Bora Zemani, Bora Zemani më duket vetja si në film ho rror”- ka thënë moderatorja duke qeshur.





MË TË LEXUARAT

To Top