Sot moti paraqitet me vranësira të shpeshta, me kthjellime të pakta ndërsa rebeshe të izoluara shiu priten vetëm në skajin verior të Shqipërisë.
E marta do të sjellë prezencë të vranësirave dhe të reshjeve jo vetëm në zonat veriore por pjesërisht edhe në zonat qëndrore.
Sipas meteoalb, jugu i vendit mbetet me mot të kthjellët. Nga e mërkura deri të premten mbetemi nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave kalimtare.
Temperaturat e ajrit mbeten të larta deri në mesin e javës ku vlerat termike do të luhaten nga 7—24-25 gradë Celsius, ndërsa dita e mërkurë dhe në vijim do të sjellë rënie graduale të vlerave termike duke bërë që termometri të zbresë në 20 gradë Celsius.