Rozë

Robert Berisha tregon momentin më të sikletshëm: Jam rrëzuar para 600 veta, mbeta aty…





Këngëtari Robert Berisha ishte i ftuar në rubrikën “Vip Dado” në E diell, ku ka zbuluar momentin më të sik letshëm në jetën e tij.

Ai është kthyer pas në vitet e gjimnazit kur u rr ëzua në mbrëmjen e maturës me 600 nxënës.

“Para se të fillojë mbrëmja e maturës me 600 maturantë, isha në një ndër lokalet në Prishtinë. E gjithë salla ishte si me qeramikë dhe duke luajtur me karrige u rrë zova mbrapa para 600 nxënësve. Ashtu kam qëndruar për rreth 2 minuta dhe vetëm kam qeshur. Ka qenë siklet për mua”, tregoi Roberti.

Përveç kësaj foli për vajzën duke thënë se është shumë i ndjeshëm ndaj saj dhe që prej ditës që ka lindur, ka ndryshuar mënyrën se si i jep makinës duke ulur shpejtësinë dhe duke treguar më shumë kujdes.





MË TË LEXUARAT

To Top