Rozë

Vetëm 20 vjeçe dhe po kërkon dashurinë, Ana flet hapur: Puthjen e parë e kam marrë 15 vjeçe





Ana është një nga vajzat e reja që i është bashkuar “Për’puthen” dhe sot iu përgjigj disa pyetjeve që publiku ka për të.

E pyetur se kur ka qenë puthja e parë, Ana përgjigjet:

“Ka qenë shumë e çuditshme, ishte verë, kam qenë 15 vjeçe. Ishte një simpati e vogël”, ndërsa vendos të mos tregojë më shumë..

Ndërsa dyshimeve nëse është gati të gjejë dashurinë në një moshë kaq të re (20 vjeçe) ajo është e bindur që po.

“Nuk është herët, jam e vogël por ndihem mjaftueshëm e pjekur. Kam nevojë për një persona që të më dojë”.

Më tej thotë se për dashurinë do të ishte gati të bënte gjithçka, ndërsa për djemtë në studio nuk thotë kush i pëlqen më shumë, por kush i pëlqen më pak: “Azemi, nuk më tërheq vëmendjen. Mua nuk më pëlqejnë djemtë e lëkundur”.





MË TË LEXUARAT

To Top