Lajme

Lajm i zi! Një nga gratë më të afërta në Qeverinë Rama ka humbur babanë: Lamtumirë i dashur babë!





Ish-zëvendëskryeministrja, Senida Mesi me anë të një postimi në rrjetet sociale ka ndarë lajmin e hidhur se ka humbur babain e saj.

Ajo shkruan se të hënën babai i saj kanë dhënë frymën e fundit, teksa tregon dhe fjalët që i tha atij “mirupafshim bab, derisa të shihemi përsëri do të kalojë një kohë e gjatë”.

Postimi i Senida Mesit

“Lamtumirë baba i qeshur, i dashtun, plot energji me jetu dhe me ja dal në çdo sfidë e frymëzim për mu, Stelën dhe Enisin dhe mbështetje për Idën/mamin, për me ec para në jetë me forcat tona, mos me u dorzu kurrë dhe me jetu jetën me integritet e pasion!!

Të hënën bana vrapin e jetës teme bashkë me ty e vllanë nëpër korridorin e spitalit me të dhënë frymën e fundit, por sja dolëm dot! Merrsh frymë i qetë atje lart, t’du fort!!!!

“….. mirupafshim bab, derisa të shihemi përsëri, veç ke me pritë shumë ?…. ishin fjalët e fundit që i thashë….. “shkruan ajo në postimin e saj.





MË TË LEXUARAT

To Top