Rozë

Dikur ishin miq të ngushtë/ Mevlani tregon përse nuk flet më me Sabianin: Mbase kam gabuar dhe unë





Mevlan Shaba një prej ish-konkurrentëve më protagonist të ‘Për’puthen 2’ ka lançuar 4 këngë në bashkëpunim me Sabianin, i cili tashmë ndodhet në Big Brother VIP.

Sabiani dhe Mevlani thyejnë rrjetin: Kënga e tyre për kurbetin prek zemrat  e shqiptarëve

Dyshja faktikisht njihen prej gati 1 dekade dhe nëpër intervista Sabiani ka thënë se Mevlani është shumë i vullnetshëm, e do shumë muzikën dhe kanë kimi në bashkëpunim.

I ftuar sot te “Shqipëria Live” si i dalë nga një reality-show po fliste për Big Brother VIP dhe sigurisht u pyet dhe se si e sheh mikun e tij Sabianin.

Mevlani: Ne njihemi prej shumë vitesh dhe hyrja e tij ishte e papritur për mua. Nuk flasim prej kohësh, kemi pasur një mosmarrëveshje.

Prezantuesi: Po pse ai është edhe shumë pozitiv, ti e ke krijuar konfliktin?

Mevlani: Po mbase kam gabuar dhe unë, nuk është se ja vendos fajin Sabianit, thjesht kemi pasur disa mosmarrëveshje për çështje pune, por që besoj kur të dali do ti sqarojmë prap.

Prezantuesi: Mos je mërzitur që të ka zëvendësuar me Ilirin?

Mevlani: Jo, Sabiani është një njeri me zemër të madhe, nuk ka lidhje kjo pjesë.

Prezantuesi: Ka vend për dy persona?

Mevlani: Edhe për më shumë. Di të them që më pëlqen shumë sjellja e tij, se është shumë real, unë e njoh edhe nga jashtë, si po sillet aty brenda është edhe në jetën reale.

Prezantuesi: Ai ka krijuar një miqësi me Ilirin, sa e mbron edhe kur nuk ka të drejtë a mos e penalizon kjo gjë?

Mevlani: Në një shtëpi me shumë njerëz shoqëria duhet, le ta themi në thonjëza dhe për interes, se nuk mund të konkurrosh i vetëm shumë persona.

Prezantuesi: Ti me kë do krijoje miqësi?

Mevlani: Nuk bëj plane. Sigurisht me Sabianin përkrah do ishte ndryshe se e njohim njëri-tjetrin shumë mirë.

Sabiani dhe Mevlani thyejnë rrjetin: Kënga e tyre për kurbetin prek zemrat  e shqiptarëve





MË TË LEXUARAT

To Top