Rozë

”Nuk i kam marrë lekë për këngën”/ Arditi reagon pas fjalëve të Fifit: Ishte ajo që m’u lut mua





Arditi hyri përsëri në shtëpinë e “Big Brother Vip” për një sqarim me Fifin. Përtej të gjitha gjërave që u thanë mes tyre vëmendje mori deklarata e Fifit që tha se i ka bërë dy këngë Arditit dhe tek njëra nuk i ka marrë asnjë lekë, kurse te tjera vetëm gjysmën e çmimit. Lidhur me këtë deklaratë dhe shumë detaje të tjera rreth reality-shoët Arditi ka folur sot teksa ishte i ftuar në “Pardon My French” me Jonida Aliçkolli dhe Kejvin Kalo.

Ardit Çuni bën publike lidhjen, kush është vajza VIP që i ka marrë zemrën  këngëtarit

Duke u ndalur te kjo deklaratë e Fifit, Arditi e dha një përgjigje, duke thënë të vërtetën e tij në lidhje me bashkëpunimin mes dy artistëve.

“Unë nuk e kisha dëgjuar pjesën e këngës sepse do kisha nxjerrë lekë do e pyesja sa i detyrohem. Nuk më duket aspak profesionale, ndoshta e ka thënë në nerva e sipër për pjesën e këngës. Po, është zhgënjim sepse disa marrëdhënie janë diskrete. Është si të them unë sa e ka Fifi tekstin. Janë disa marrëdhënie profesionale diskrete… Bëhet fjalë për këngën “Qaj” që i jam shumë mirënjohëse asaj për tekstin. Këngën do e shkruante dikush tjetër, por ajo më tha “Të lutem ta shkruaj dhe s’do të marrë lekë”, nuk ishte kërkesë e imja, ishte ajo që e kërkoi sepse i pëlqeu shumë. Këngën e dytë ia kam paguar sa e ka, jo gjysmë çmimi.”-tha ai.

Më tej në bisedë ai u ndal edhe te marrëdhënia e ndërlikuar mes Fifit dhe Granitit, si dhe fakti që dinte detaje që mund të ndryshonin raportin e tyre. I pyetur se pse nuk ia tha disa gjëra mikes së tij, Arditi u përgjigj:

“Nuk do të përfshihesha aq shumë emocionalisht në situatën e Fifit. Hyra dje sepse nuk kam marrë asnjë sqarim nga Fifi. Jam penalizuar në debatet me Donaldin apo Semin sepse kam mbajtur anën e Fifit… Megjithatë, unë doja t’i jepja një sinjal që jashtë nuk po dukej mirë, ia dhashë por ajo e keqkuptoi… Unë sigurisht e fal se nuk ka bërë ndonjë gjë të madhe.. Nuk do doja të flisja unë për persona të tretë. Fifi më pyeti si mendoj për Granitin dhe i thashë se nuk shoh asgjë në sytë e tij, i thashë të bëjë kujdes sepse unë dija disa gjëra për jetën e tij jashtë… Ajo mbajti qëndrim…”





MË TË LEXUARAT

To Top