Është ndarë nga jeta në moshën 60-vjeçare mësuesja e Korçës Zhaneta Kita. Me ndarjen nga jeta të mësuese Kitës, Korça ka humbur një emblemë të arsimit.
Në qytetin e Korçës Zhaneta Kita njihej si një person i përkushtuar që prej vitesh i dha dije gjeneratave të nxënësve.
Nuk dihet ende se çfarë i ka marrë jetën mësueses, e cila kishte një karrierë 39 vjeçare në Korçë. Një mësuese e palodhur së dhëni dije disa brezave.