Luan Cenollari, baba i dy fëmijëve humbi tra gjikisht jetën në një ak sident të ndodhur rreth orës 3 të natës në kryeqytet. Cenollari po drejtonte një mjet tip “Honda” kur u go dit nga mjeti tip “Citroen” që drejtohej nga shtetasi Emirjan Doko, që sipas po licisë ishte i d ehur dhe hyri me semafor të kuq dhe shpejtësi të lartë. Si pasojë e goditjes, Cenollari dhe pasagjeri i tij Ali Bejo humbën jetën.
Sindikata e Shërbimeve Policore të Shqipërisë ka shpërndarë një mesazh teksa i shpreh ngushëllimet familjes. Ajo shkruan se gjendja e vështirë ekonomike dhe pamundësia për të përballuar koston e jetesës në metropol, kishte detyruar kolegun, që të punonte si taksist.