Lajme

Akademiku Artan Hoxha rrëqeth me fjalët: Po lini injoratë gjimnazistët, e ka fajin sistemi arsimor





Pedagogu dhe filofozi, Artan Fuga, përmes një postimi ne rrjetet e tij sociale ka prekur një temë shumë të rëndësishme, por që shumë të tjerë e anashkalojnë. Përmes disa rreshtave të qëndisura ashtu siç di vetëm ai, Fuga vë kujën për nivelin e atyre që sapo kanë mbaruar gjimnazin dhe tashmë janë ulur në auditorët e universitetit. Sipas profesor Fugës, niveli i tyre lë shumë për të dëshiruar dhe për këtë nuk është faji i tyre, por i sistemit tonë arsimor. Ja reagimi i plotë:

Artan Fuga: Përse i lini gjimnazistët pa dije o derra?

Kisha për të shpjeguar në një orë mësimi me studentë të vitit të parë një temë që kishte origjinat që nga vitet 20 dhe 30 të shekullit të kaluar!

Thashë të shoh se çfarë njohurish kanë nga ajo kohë ata që para disa muajsh kanë qenë maturantë. Cfarë dijesh u ka lënë në kujtesë shkolla?

I pyes : Në vitin 1929 dini ndonjë krizë të madhe financiare?

Heshtje, më panë me habi.

Mirë, kthehemi te Gjermania: Kush erdhi në fuqi atje në vitin 1933?

Heshtje. Dy vajza vetëm, veç e veç, thanë si me dyshim : nazizmi.

Mirë, por kur Gjermania naziste pushtoi Austrinë?

Heshtje.

Po Cekoslovakinë, Poloninë?

Heshtje.

Iu them se autori që po flas është neomarksist. Dini gjë kush ka qenë Marksi?

Heshtje.

Ndonjë vepër të tij?

Heshtje.

Po mirë, kur filloi Lufta e Dytë botërore?

Heshtje.

Diçka m’u thye aty midis barkut dhe kraharorit!

Kapa kokën me dy duar, dhe thashë: Si ta bëj mësimin tim kur atyre nuk u kanë mësuar asgjë? Megjithëse janë shumë të mënçur dhe të zgjuar!!!

Pse ia prishni jetën duke e lënë bosh pa dije brezin e ri ore qenër, moj shtriga?!

Dijet e shkollës së mesme për të qarë hallin. Unë e di se përse ndodh kështu. Një studim nga dikush shumë serioz po bëhet për këtë. Unë bashkëpunoj me të. Kur të dalin arsyet do të kuptojmë që Turi nuk ishte rastësi!





MË TË LEXUARAT

To Top