Rozë

Bruno i ul bluzën Efit se kishte barkun jashtë, ajo i kthehet keq: Nuk dua që një mashkull të më ndryshoj





E veshur me kostum sportiv, Brunos iu duk shumë seksi Efi, në takimin që zhvilluan në kryeqytet. Por, kishte një detaj të vogël, që sipas tij nuk shkonte: barku jashtë. Ai i uli bluzën Efit, pasi tha se është ftohtë, teksa ecnin së bashku në pedonale.

Menjëherë reagoi Efi, duke theksuar se nuk i toleron këto veprime: “Mos m’i bëj më këto gjëra. Nuk të pyes fare për kështu gjërash”.

Diskutimi vazhdoi dhe në studio, ku konkurrentja sqaroi se nuk ishte çështja vetëm te bluzja, por donte të paraprinte të tjera sjellje të Brunos.

Efi: E kam shumë bezdi të më ndalojnë, të bëj diçka që dua. U kapa te bluza për t’i treguar Brunos që nuk i toleroj këto gjëra. Nuk dua që mashkulli të përpiqet të më ndryshojë.

Bruno: Unë nuk e kam problem. Unë vd es ta shoh femrën të kuruar

Më tej, Efi u shpreh se “shoh të ardhme në njohjen time me Brunon. E kam parë më të lirshëm me mua se më parë dhe kjo më pëlqen”.





MË TË LEXUARAT

To Top