Aktori Laert Vasili ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të gjetur njeriun që i ka marrë lekë borxh dhe nuk i ka kthyer.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ai ka publikuar me emër dhe foto borxhliun, teksa bën thirrje që kushdo që ka dijeni ku ndodhet ky person, ta informojë.
Sipas asaj që shkruan aktori, personi që i detyrohet një shumë monetare quhet Enea Ngjela dhe ka humbur kontaktet me Vasilin që prej datës 23 prill.