Rozë

”Ai njeri mos të më dalë para se as emrin nuk ia them dot”/ Rudina flet për sherrin me Agron Llakajn





Moderatorja dhe aktorja, Rudina Dembacaj, iu është rikthyer sherrit të bujshëm me Agron Llakajn, gjë që solli edhe largimin e saj nga “Al Pazar”.

E ftuar në “Roped With Olsi”, asaj iu kërkua që të thoshte emrin e aktorit me të cilin nuk flet. Dhe Rudina Dembacaj u përgjigj: “Se di a meriton t’ia them dhe emrin, A. Llakaj. S’i flas dhe bën mirë të mos më dalë para ai njeri. Obobo, si e kam pres ionin, nota 10 (qesh)”.

Aktorja, e cila pak kohë më parë i dha fund beqarisë duke u martuar me ish-deputetin, Mark Frroku, foli edhe për marrëdhënien me partnerin e saj.

Ajo tregoi se mes tyre ‘plas sh erri’ dhe zihen shumë, kjo për shkak se aktorja është nevrike, por “gja krat” mes tyre i qetëson Mark Frroku, i cili hap i pari rrugë. “Ore plas sherri. Duhemi shumë, jemi të dashuruar. Zihemi se unë jam nevrike, jam njeri i drejtë. Nëse e lë diçka për të bardhë, mos ma bëj gri se më acaron. Të betohem që rrugë hap Marku, të them të drejtën. Është më i pjekur, e di ngarkesën time emocionale, merrem me çdo detaji që familja jonë të jetë mirë. Ai di të hapë rrugë”, tregoi Rudina Dembacaj.





MË TË LEXUARAT

To Top