Takimi i Brunos me Efin, ku nuk munguan flirtimet dhe u duk afrimiteti mes tyre nuk u pëlqeu aspak Mikelës, që ka shprehur një pëlqim për konkurrentin.
Këtë të premte, ata zhvilluan një takim katër minutësh në studio, për t’u sqaruar nëse ka ende pëlqim dhe a do e vazhdojnë njohjen.
Mikela: Pse i the në ‘backstage’ Efit, direkt pas takimit të parë, që të keni një takim të dytë? As nuk prite që vajzat të bëjnë zgjedhjet e tyre.
Bruno: Jemi të rritur. I kuptojmë gjërat. Dihet që kështu është formati, do dalim me disa vajza
Mikela: Ti më lë përshtypjen që edhe po të kesh një femër tjetër në krah, mund të shpërqendrohesh nga vajza të tjera
Bruno: Këtë nuk mund ta thuash, ky është ofendim!
Mikela: Nuk është ofendim!
Bruno: Edhe ti je shpërqendruar nga djemtë e rinj që kanë hyrë.
Mikela: Pak…
Bruno: Po atëherë?!
Mikela: Po vetëm ty të pëlqejnë të gjitha…
Koha katër minuta mbaroi, por sqarimi vazhdoi dhe më pas. Bruno e pyeti Mikelën se çfarë nuk i pëlqen te ai
“Nervat, mënyra si ti më kthehesh, nuk më pëlqen fare”, u përgjigj Mikela.