Rozë

”Të vunë me shpatulla por u tregove burrë”/ Binjaku i vërteton Donaldit se Bora Zemani e ka tradhëtuar

Hyrja e Romeos mbrëmjen e djeshme në “Big Brother VIP” ishte mjaft e bujshme. Aktori u hoq si i vëllai i tij binjak, Donaldi duke konfuzuar dhe vënë në lojë banorët.

Fillimisht, ai qëndroi në “Dhomën e Rrëfimit”, ku tha që e kishte marrë malli për Donaldin, gjysmën e tij. pas, ai u zhvendos në Dhomën e Surprizave, ndërsa Donaldi u fut në Dhomën e Rrëfimit.

Ai tha se në këto ditë të vështira, do të donte të takonte pikërisht Romeon. “Më është dukur shekull pa e parë”, tha aktori referuar gjysmës së tij.

Në takimin më emocionues ndonjëherë, të dy u përlotën, dhe na përlotën edhe ne të gjithëve nga ekrani. Referuar situatës së fundit, ai shprehu mbështetjen për vëllain e tij, duke theksuar se e rëndësishme është që ai të ndihet mirë dhe të bëjë çfarë do.

“Kur menduan se të vune me shpatulla pas murit, ti mbajte gojën dhe u tregove burrë dhe për këtë të jap dorën”, tha Romeo, referuar situatës së paqartë të vëllait.

Kjo fjali forcoi dyshimet e një pjese publiku që mendojnë se arsyeja e ndarjes së Borës dhe Donaldit ishte tradhtia e saj me Atdheun edhe pse të dy e kanë mohuar kategorikisht.

MË TË LEXUARAT

To Top