Zgjedhja e kësaj jave për Kristin ishte Lili, së cilës i dha trëndafilin mbrëmjen e djeshme në “Love Story”, por nuk u mjaftua me kaq. Por ajo që surprizoi të gjithë ishte momenti kur fronisti u ngrit dhe i rrëmbeu një puthje. Ka qenë pikërisht ky çast që është diskutuar sot në “Talk Love Story”.
Eni Shehu: Krist, a ka një marrëdhënie dashuri-urrejtje mes teje dhe Lilit?
Kristi: Absolutisht.
Lili: Po dhe nuk e di ku do të shkojë kjo, kemi dashuri-urrejtje, urrejtje-dashuri.
Kristi: Kemi një gjë shumë destruktive, por do të ketë gjëra të bukura. Me Lilin luajmë me ekstremtet që kemi.
Lili: Luajmë me limitet e njëri-tjetrit dhe kjo na pëlqen çuditërisht.
Xhensila: Dua që të shpjegohet fakti pse e ka hedhur trëndafilin, sepse është keqkuptuar.
Kristi: Unë nuk dua të më kuptojnë të gjithë, unë e kisha shumë të qartë pse e bëra. Por unë e bëra ashtu sepse thashë Lili është mbretëresha ime e rock and roll-it. Deri tani ishte momenti më romantik që ka ndodhur.
Eni Shehu: Kristi thotë që ti i shkruan natën mesazhe, Xheni thotë se ti ia ke kërkuar atë takim, kur ka ndodhur kjo?
Lind pyetja po Xheni nga e di këtë?
Xheni: E di, sepse e di.
Zhaklina: Ti Xheni ti sikur the se të pëlqen që të ndjekësh hapat në një marrëdhënie. Si shkove deri te kodi i telefonit?
Xheni: Ishte rastësi. Më ka rastisur se kemi qenë gjatë takimit dhe ka ardhur një mesazh nga Lili.
Kristi: Xheni akoma nuk më ka bërë follow në Instagram.
Eni Shehu: Ia ke kërkuar takimin apo jo?
Kristi: Jo, nuk ma ka kërkuar.
Xheni: Nuk e di pse Kristi po gënjen në këto momente.
Kristi: Mua Lili më ka shkruar poezi romantike, çfarë problemi ka?
Eni Shehu: Lili, ia ke lypur Kristit apo jo?
‘Nëse do një shans me mua, duhet të ndërrosh taktikë, pse nuk i pëlqeu dhurata Kristit?