Ardiola ka hedhur a kuza kundër Kristit, duke thënë se ai është ndryshe në skenë dhe ndryshe në prapaskenë. Konkurrentja tha sot në “Love Story Talk” se është Roberti që ja bën skenarin dhe në prapaskenë del blof dhe nuk reagon dhe nëse e ngacmon.
Ardiola: Është ndryshe në skenë dhe ndryshe në prapaskenë. Në skenë ka një skenar që ja bën babi, por në prapaskenë harron t’i bëj skenarin babi dhe del blof. Kur e ngacmon ose i afrohesh pak, vetëm rri. Si e veshur, e zhveshur ai prapë si hu gardhi rri.
Kristi: Ardiola është mërzitur se unë nuk i kam dhënë fare vëmendje. Dhe unë kur nuk jap vëmendje do rri si hu gardhi normal.
Ardiola: Ti nuk i jep vëmendje asnjë goce, jo vetëm mua. Po mua nuk më intereson fare vëmendja jote. Ti je ndryshe këtu, e ndryshe jashtë.
Sellma: Ti nuk po tregon asnjë cilësi të mirë që dhe ne të japim sinjale. Të jesh i vendosur, të jesh djalë i mirë, të respektosh femrat.
Kristi: Ju merrni sinjale nga mua tani?
Sellma: Si do presësh sinjale nga ne?
Kristi: Duhet ta keni joshjen.
Ardiola: Ti me atë tip që je nuk mund të të joshësh, pikë mbaroi.