Ajo që (nuk) ra në sy mes takimit të binjakëve brenda shtëpisë së Big Brother, ishte varësja që Donaldi i kishte dhuruar Borës për 3 vjetorin e njohjes nga brenda shtëpisë së Big Brother. Dje, gjatë transmetimit live, atë (ose një varëse binjake) e mbante Romeo në qafë.
Varësja dukej qartë në momentin që Romeo i thoshte të vëllait: “A ishte kjo dëshira jote? Bëj atë që mendon ti. Unë t’i kam zgjidhur të gjitha hallet. Kështu që bëj ça mendon ti. Je shumë I fortë. Ngulite në kokë,” por pas ndërrimit të rrobave, nuk u pa më se te qafa e kujt prej binjakëve ngeli.
Romeo e hoqi në momentin që po ndërronin rrobat me Donaldin dhe e la mbi një stol në dhomën e surprizave. A është kjo varësja “e famshme”? Vetëm ata dy (binjakët) e dinë se çfarë do të thotë saktësisht batuta “t’i kam zgjidhur të gjitha hallet jashtë” por e vërteta është se Donaldit i dha një energji tjetër takimi me Romeon. Sa për varësen e “Borës” nuk dimë akoma nëse Romeo ia la Donaldit apo e mbajti në qafë por nëse e ka Donaldi, do merret vesh shumë shpejt, në transmetimin live të spektaklit të radhës.
Kujtojme se pak ditë pas puthjes së famshme të Borës dhe Donaldit, ky i fundit në spektakel i kërkoi Arbanës që ti jepte një qese me biskota dhe varësen e tij Borës në kujtim të përvjetorit të tretë të lidhjes së tyre. Varëse të cilën Bora e mbante në qafë derisa filluanflirtimet me Trixën. Por çfarë nuk keni ditur për varësen?
Varësja e Donaldit është flori i punuar me një monedhe të vjetër të kushtueshme në formë medalioni. Ajo është blerë në Shqipëri nga Donaldi dhe kushton plot 1000 €. Tashmë kjo lloj varëse është në tendencat e fundit e një nga to e mban edhe Trixa në qafë. Enki Braçaj, moderatorja e RTV Ora ishte e ftuar në #Expuls këtë të shtunë përballë gazetarit Ronaldo Sharka. Enki foli për fejesën e saj me një biznesmen, por ndër të tjera gazetari i transmetoi një video. Bëhej fjalë për një ngacmim nga Arjon Muça teksa Enki Braçaj po raportonte për “Ditë e Re” nga terreni.
Varësja e Enkit, Arjonit iu duk si varësja e Borës qe ia dhuroi Donaldi.Por si e komentoi Enki këtë video, duke treguar sërish varësen shumë të ngjashme me atë të Borës? “Kjo është varësja ime. Ma ka blerë mami, mami im nuk quhet Donald. Unë kisha një kuriozitet, a do e kthejë varësen Bora qe ky t’ia japi Trixës apo jo?”- u shpreh ajo me humor.