Edhe spektakli i Big Brother VIP nuk kaloi pa përfshirjen e befasive të ndryshme. Në po të njëjtën ditë, aktorit Donald Veshaj iu bë një surprizë nga vëllai i tij binjak, Romeo, të cilin nuk e kishte parë që nga hyrja në shtëpi. Në takimin e tyre pas një kohe të gjatë, vëllezërit na sollën emocione të mëdha teksa nuk po mbanin lotët kur po përqafoheshin me njëri-tjetrin.
Lidhje me këtë reagimet në rrjet ishin të shumta, gjersa një i tillë nuk mungoi as nga këngëtari Gena. Ai theksoi se këta të dy meritojnë fitoren e Big Brother për emocionet e sinqerta që sollën para një audience të gjerë. “Që unë ju dua shumë ju e dini.. por sot ju keni bërë të ju do një Shqipëri e tërë me këto emocione nga më të sinqertat që ekzistojnë në botë. Dashuria e vëllait për vëllanë. Big Brother ju ndau por unë nuk mundem të iu ndajë prandaj me bindje të plotë e them se ju të dy e meritoni këtë fitore”.
“E meriton këtë fitore Donald Veshaj”, tha ai. Donaldi në një moment u zëvendësua brenda shtëpisë nga vëllai i tij, Romeo, për të shikuar nëse do të vërehen nga të tjerët. Gjatë spektaklit të djeshëm të “Big Brother Vip” takimi i Romeos me vëllain e tij binjak emocionoi të gjithë.
Gjithashtu Romeo zëvendësoi për pak kohë Donaldin por kjo zgjati shumë pak pasi banorët e kuptuan se nuk ishte Donaldi. Ajo që më së shumti ra në sy është fakti se aktori mori një 2000 leksh nga Romeo dhe të gjithë mendojë se atje ka pasur një mesazh nga ana e Romeos.
Kjo është edhe pyetja që po bëhet më së shumti në rrjet… “Ça i kishe shkruar te 20mijlekshi”? “Ca i kishe shkruar tek 20 mije lekshi? Dhe cfare shenje kerkonte Donaldi kur po zhvisheshit? Te tha a ke ndonje shenje nga jashte per mua? Per cfare e kishte”, janë pyetjet që më së shumti i janë drejtuar Romeos.
Deri tani nuk ka asnjë reagim as nga Romeo, as nga Donaldi dhe as nga produksioni ‘Big Brother Vip’. Takimi mes dy vëllezërve ishte shumë emocionues dhe Romeo i dha disa mesazhe Donaldit. Si fillim ai i tha që të mos e vriste mendjen për asgjë por të bënte atë që ndjen.