Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj kanë nisur një histori dashurie në shtëpinë e “Big Brother Vip”. Kjo marrëdhënie është komentuar dhe kritikuar shumë, pasi u konsiderua si një “tradhti” ndaj Bora Zemanit e cila po e priste jashtë aktorin.
Dyshja kanë hedhur pas krahëve çdo gjë mesa duket dhe po shkëmbejnë gjatë gjithë kohës puthje e përqafime me njëri-tjetrin, ndërsa kanë fjetur edhe në të njëjtin krevat së bashku.
Së fundmi, një video është bërë virale në rrjet. Dyshja po qëndronte në divan, kur në një moment këngëtarja afrohet dhe përqafon aktorin, ndërsa ky i fundit e prek në pjesët int ime, duke mos u përmbajtur para kamerave.