Derisa po realizonin provën javore ka ndodhur kjo situatë. Prova e kësaj jave për banorët është të përqafohen duke vallëzuar në ritmin e një këngë për festat e fundvitit.
Pasi bashkohen dhe nisin të vallëzojnë së bashku në minutën e fundit Monika rrëzohet. Duke u bazuar në video, ajo bie në duart e Antonelës ku kjo e fundit lëshon një britmë dhe nuk dihet se çka ndodhi më pas.
Kujtojmë se, javë më parë Fifit i kishte ndodhur kjo gjë të cilës i ra të fikët gjatë transmetimit live.