Rozë

E njihni se cila është? Do habiteni se cila ka qenë puna e parë që ka bërë prezantuesja më e përfolur në Shqipëri

Tani është moderatorja më e zëshme e këtij fundviti. Flasim për Bora Zemanin, e cila po përmendet çdo ditë në mediat rozë, shkruan lajmi.net. Bora momentalisht moderon emisionin e famshëm të dashurisë “Për’puthen”, por a e dini se Bora nuk e ka nis fillimisht karrierën e saj si moderatore?

Kur Bora Zemani ishte velina bionde e Fiks Fare, nuk do ju besohet sa ka  ndryshuar

Para tre vitesh në emisionin “Xing me Ermalin” ajo ka treguar se puna e saj e parë ka qenë velinë. I ngacmuar nga Ermali për fustanin e shkurtër ajo ka thënë se puna e saj e parë pikërisht ka qenë “me shalët jashtë”. Sot, Bora po përkrahet pafundësisht nga historia e trekëndëshit mes saj Donaldit dhe Beatrixës. Video

Prej disa javësh, në median rozë po përflitet trekëndëshi i krijuar mes Bora Zemanit-Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj. Shumë janë pozicionuar krah moderatores, ndërsa të tjerë janë deklaruar pro lidhjes së sapokrijuar. Të shumtë që kanë reaguar kanë qenë edhe personazhet e njohur. Nuk ka munguar as bashkëshorti i këngëtares Fjolla Morina, biznesmeni Fisnik Syla.

Ky i fundit ka publikuar në Instastory një foto të çiftit dhe ka shkruar: “Ndëgjone vetëm zemrën tuaj. Të tjerët ne të flasin, kot e kan”! Pak ditë më parë, reagoi edhe Fjolla, e cila i dilte në krah Beatrixit për ndjenjat e saj. Përmes një storie në Instagram, Fjolla Morina ka shprehur mendimin e saj duke e mbështetur këngëtaren. Ndër të tjera, ajo shkruan se Beatrix mos të merret me komentet e tjerëve dhe mos ta lëshoj Donaldin.

Flori Mumajesi ka bërë po ashtu një postim që është interpretuar nga ndjekësit si formë përkrahjeje për ndjenjën mes Donaldit dhe Beatrix. Ai ka ndarë një sekuencë të puthjes së dyshes nën tingujt e muzikës së tij. Kjo nuk është pëlqyer nga ndjekësit.

Një pjesë e tyre kanë reaguar. Një ndër ndjekësit i ka thënë se nga ky moment nuk do e ndjekë më. Flori duket të mos e çan kokën për këtë pjesë duke e falënderuar për këtë “unfollow” ndjekësit, bisedë të cilën e ka ndarë në Instagram dhe për t’u treguar në një farë mënyrë gjithë të tjerëve që do i çonin të njëjtin mesazh, do të merrnin prej tij të njëjtin reagim.

Nostalgji – Bora Zemani velinë në Fiks Fare - YouTube

Hey, e mbani mend Bora Zemanin kur këndonte në Top Fest? - TV Mania

MË TË LEXUARAT

To Top