Ditën e djeshme në “Për’puthen” u transmetua takimi i radhës mes Alvisës dhe Bashkimit që këtë herë ishte më i veçantë pasi Alvisa e kishte çuar Bashkimin në qytetin e saj, Vlorë. Çdo gjë kishte shkuar mirë mes tyre, por një detaj nuk i ka lënë shije të mirë Bashkimit.
Kjo ishte hera e parë që ai vizitoi qytetin bregdetar dhe tregoi se ka marrë kritika dhe komenteve jopozitive nga vlonjatët dhe nuk i pëlqyen. “Meshkujt vlonjatë janë një çik si të egër dhe mbahen si të fortë. I kanë thënë jo fjalë të mira. E shikonin edhe shtrembët.”- tregoi Alvisa teksa Bashkimi tha se më shumë lidhej me energjinë e keqe që i kishin transmetuar.
Mirëpo, qershia mbi tortë e gjithë diskutimit ishte ndërhyrja e Borës. Video “Do mësohesh, do mësohesh se nuk e kanë me të keq!”- tha moderatorja teksa të gjithë shpërthyen në të qeshura. Thënë kjo nga një person që i njeh mirë vlonjatët, padyshim që duhet marrë në konsideratë.
Teksa vlen të theksohet edhe një herë ana sportive dhe pozitive që tregon Bora në çdo çështje të tillë. Do thoni ju ç’lidhje ka Bora me Vlorën dhe vlonjatët? Donaldi, pra Donaldi! Mes Borës dhe tij ka pasur një lidhje që ka zgjatur 3 vite, ndaj është edhe mëse normale që Bora të ketë mësuar diçka për vlonjatët.
Ndërkohë që edhe pse tashmë ka shprehur pëlqimin për Beatrix në BBV, Donaldi duket se e ka mendjen dhe zemrën tek ajo që ka lënë jashtë dhe që ndoshta po e pret ende. Marrëdhënia mes çiftit më të komentuar të ‘Big Brother VIP’, Donaldit dhe Beatrixit duket se ka ndryshuar pas futjes në shtëpi të Romeos.
Kjo gjë u vu re nga ndjekësit të cilët po shpërndajnë kudo nëpër rrjet një video ku aktori duket sikur po e shmang këngëtaren kur ajo i afrohet për ta puthur. Me sa duket tashmë dyshime ka edhe vetë Beatrix për sjelljen e tij kohët e fundit. Gjatë një bisede në dhomën e gjumit ajo po i shprehte Donaldit se ai i dukej ndryshe sot.