Einxhel ka një kërkesë për “Vëllain e Madh”, nje kerkese qe ne fakt shkon kunder rregullave te formatitl. Ajo i ka kërkuar t’i japi telefonin e saj dhe ka nje arsye per kete. Einxhel deshiron te fshije ca gjera dhe ka treguar se telefonin e saj e mban Argjira.
“Më jepni 5 minuta telefonin që të fshij ca gjëra. Unë i kam lënë telefonin tim Argjirës, shoqes së ngushtë se nuk mbaja mend fjalëkalimin por nuk e kam pastruar para se t’ja jepja. Nuk pata kohë”, tha ajo. Kujtojmë se Argjira është moderatore e Top Channel, shoqe e ngushtë e Einxhel.
Kujtojmë se pak ditë më aprë ndodhi një ‘përplasje’ mes Einxhel dhe Beatrix, që kishte të bënte me situatat para se të hynin në BBV. Einxhel dhe Beatrix po përpiqen të të krijojnë një miqësi në shtëpinë e Big Brother, ndërkohë që jashtë duket se ka pasur një moment qejfmbetje mes tyre.
Teksa ishin në dhomën e grimit, Einxhel e pyeti Beatrix se pse ajo dhe vëllai i saj Albani, e hoqën në të njëjtin ditë nga Instagrami. Beatrix u ndje keq pas këtij diskutimi, dhe tha se nuk mbante mend arsyen se pse kjo kishte ndodhur. Por, po ndihej vërtet keq për këtë që kishte bërë ndaj Einxhel dhe tani po ndihej si m**. Më poshtë gjeni bisedën e plotë mes tyre mes dy gocave.
Einxhel: Pse më hoqët nga Instagrami një ditë të bukur ti edhe Albani, pse? Më ka bërë shumë përshtypje, unë kam postuar edhe video me ju, duke iu mbështetur për këngët. Beatrix: Po se di, se mbaj mend… Einxhel: Unë nuk kisha folur kurrë ndonjë gjë për ju, unë kam qenë shokë me një person që rrinte me ju. Beatrix: E di për…
Einxhel: Me D është personi, mashkull Beatrix: D? Einxhl: Po që punon në televizion Beatrix: E di! Einxhel: Po thoja mos ka mollohisur ndonjë gjë, se unë atë verë kam postuar video me këngën tënde. Beatrix: Sa mirë që i mban mend. Ndihem si m** tani (shprehje e thënë në anglisht) Einxhel: Më bëri përshtypje se më kishit hequr të dy, ngela pak kështu. Beatrix: Do të ketë qenë ndonjë situatë aty, se mbaj mend…