Rozë

Pas skandaleve Bora dhe Olsa do hiqen nga ”Për’puthen”/ Këto emrat përfliten se mund t’i zëvendësojnë

Prej kohësh në rrjet po përflitej fakti se autorja e emisionit, Olsa Muhameti, kishte paralajmëruar publikun se do të merrte një pushim të gjatë pas edicionit të tretë të “Për’puthen”.

Ajo u shpreh më herët se kishte nevojë të largohej paska nga ekrani dhe të bënte një pushim të gjatë, ndërsa rrjedhimisht me Olsën do të largohet edhe moderatorja Bora Zemani. Bora, një ndër vajzat më të komentuara të publikut gjatë muajit të fundit, s’ka dhënë ende asnjë deklaratë për mediat lidhur me largimin e saj.

Megjithatë, lart e poshtë flitet se Olsa dhe Bora mund të zëvendësohen nga Luana Vjollca, e cila e ka gjithmonë derën të hapur në “Top Channel”.

Madje, Luana tregoi më herët se ishte në punë e sipër për një emision ‘dating’, ndaj emisioni i ri mund të mos mbajë fare as emrin “Përputhen”.

Mendohet që Luana do të jetë si autore, ashtu edhe moderatore e këtij emisioni pas “Përputhen”, por ka edhe një pistë tjetër “dyshimesh”.

Thuhet se dy emra të tjerë që mund të zëvendësojnë Borën mund të jenë Zefina Hasani dhe Klea Huta, Zefina ka qenë edhe më parë autore dhe bashkëautore në disa emisione të Top Channel si “The Voice”, “Pasdite” etj, ndërsa Klea aktualisht drejton “Këngë moj” në “Vizion plus”. Megjithatë, duhet të presim ende për këto ndryshime drastike të “Për’puthen”.

MË TË LEXUARAT

To Top