Rozë

I biri po kërkon të dashur në televizor, Robert Aliaj e kritikon keq fare: Nuk është as Kristi në rregull

Në programin e sotëm të “Talk Love Story” në panelin e opinionistëve, veç Zhaklinës dhe Xhensilës, ishte i pranishëm edhe Robert Aliaj. Dhe ashtu siç pritej, Roberti nuk i rezervoi kritikat rreth konkurrentëve, duke shkaktuar edhe debate në studio. Por kritikat, ai nuk i kurseu as për të birin, Kristin.

Protagonisti i 'Love Story' do të jetë djali i Robert Aliajt - TV Mania

“As Kristi nuk është në rregull”, -u shpreh Roberti, duke iu drejtuar të birit, “Mua më pëlqen mendimi yt, por je pak i tërhequr. Në rastin më të mirë është vëzhgues.”

Daniela, nga ana tjetër, i është kthyer Robertit për t’i thënë të mos e mbrojë Kristin, sepse nëse është dikush jashtë loje, ai është Kristi.

“Mos mendoni ashtu, mund të jetë vëzhgues. Unë kam me Kristin probleme siç ka çdo baba me djalin e tij. Unë kam ardhur për të bërë rolin që më takon. Kristi është një djalë i zgjuar që është shkëputur nga imazhi i babait të tij simbolikisht. E ka vrarë babanë e tij shumë vite më parë dhe unë e them këtë krejtësisht personale me Kristin, si shok. Kisha mundësi që ta pengoja që të vinte këtu, por nuk e bëra,” -qartësoi Roberti.

MË TË LEXUARAT

To Top