Ngjashmëria mes dy aktoreve, Sitare Akbas dhe Hande Erçel (Fifi dhe Eda në serialin “Dashuria është në ajër”, është bërë rrjet i vërtetë diskutimi në mediat sociale. Sitare Akbas, prej pak kohësh është e lidhur me ish të dashurin e Edës (Hande Erçel), këngëtarin e njohur Murat Dalkilic.
Kjo ka bërë që të dyja shoqet të shkëputin raportet me njëra-tjetrën, madje sapo kanë dalë edhe fotot e para paparaci të Fifit dhe këngëtarit të njohur, Eda nuk e ka ndjekur më në rrjetet sociale.
Megjithatë, një foto e fundit e Fifit ka bërë që i gjithë rrjeti të shpërthejë pas saj. Ngjashmëria me Edën është ajo që kanë vënë në dukje të gjithë, madje nuk munguan edhe dhjetëra komente “Hande (Eda) është rikthyer…”.
Sitare Akbas (Fifi), e cila u bë mjaft e suksesshme me serialin që vijon të transmetohet në shumë vende të botës, ende nuk ka dhënë asnjë detaj publik për romancën e saj me Murat Dalkiliç, megjithatë disa javë më parë fotot e çiftit u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale.