Në “Për’puthen Prime” pati një përballje të ashpër mes treshes Mikela-Erion-Ritvana.
Teksa Mikela dyshon se mes Ritvanës dhe Erionit ka ndodhur një puthje, ndërsa Ritvana a kuzon Mikelën dhe Erionin se mes tyre gjërat kanë avancuar më shumë.
Erioni është mes dy zjarresh, ndërkohë që një mesazh të rëndësishëm në këtë situatë e ka dhënë edhe moderatorja, Bora Zemani.
Sigurisht, me këtë mesazh ajo i është referuar në nënvetëdije edhe situatës së saj me Donaldin dhe Beatrix Ramosajn, pasi “trekëndëshi” i tyre u komentua gjatë në rrjet.
“Loja me dy vajza nuk është asnjëherë gjë e bukur dhe gjithmonë mendoj që djali do të dalë i humbur në fund dhe nuk do të ketë asnjërën.”- iu drejtua ajo Erionit, duke marrë edhe duartrokitjet e publikut.