Rozë

Arjolës nuk i del inati me Donaldin: Ka fytyrë ai dhe vjen dhe më pyet mua se çfarë kam bërë për të

Ditët e fundit duket se në shtëpi një krisje ka ndodhur në marrëdhënien e Donaldit dhe Arjolës.

Ai e akuzoi aktoren se mbështet dhe favorizon lojën e Ilirit gjë e cila nxiti shumë debate dhe komente.

Shumë akuza u hodhën mes njëri-tjetrit gjatë spektaklit por Arjola ka zgjedhur që stresin e akumuluar ta shfryjë duke diskutuar me banorët e saj më të afërt në shtëpi.

‘’Unë i kam larë të mbathurat Donaldit, vinte Semi dhe m’i sillte me qese. Ka fytyrë dhe më pyet se çfarë kam bërë unë për të. Unë kam prishur rehatinë time për t’i bërë shërbim të gjithëve këtu edhe pse nuk e kam për detyrë. Të gjithë flinin kur unë përgatisja bukën deri në orën 15:00 të mëngjesit. Nuk ia kam prishur tymin e cigars askujt dhe vijnë më kërkojnë llogari. Detyrë kam vetëm për ata fëmijë që kam në shtëpi’’,- tha ajo e revoltuar.

MË TË LEXUARAT

To Top